Autor: Senad Maku
Titulli: A është Kurani vepër e Muhammedit a.s.?
Formati: A5
Faqe: 65
Botues: bibladhekurani.com
Viti: 2008
Vendi: Ulqin, Mali i zi
Si në të kaluarën, ashtu edhe sot sulmet ndaj fesë Islame nuk kanë të pushuar. Në përgjithësi, për Islamin është folur shumë herë vetëm në kontekstin negativ, duke shpifur e trilluar gjëra nga më të këqijat për të. Për islamin është shkruar mjaft dhe vazhdohet të shkruhet edhe sot nëpër mediat elektronike, gazeta e revista të ndryshme, të botuara qoftë nga individët, qoftë nga grupe individesh, të cilët kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe të një kulture e civilizimi të prapambetur, si fe e dhunes dhe e fanatizmit, që pengon modernizimin e jetës, lirinë e të menduarit dhe të të shprehurit; fe afrikoaziatike e, madje disa e kanë quajtur fe të Lindjes. Por, të shkretët sikur harruakan se edhe fetë e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanë zanafillen po nga Lindja.