Autor: Dr. Bilal Filips
Titulli: Qëllimi i krijimit
Formati: 5.8 x 8.3
Faqe: 88
Qëllimi i krijimit është një temë që në një moment a tjetër vret mendjen e çdo njeriu. Secili në një kohë a tjetrën e pyet veten: “Përse ekzistoj?” ose “Për çfarë qëllimi jam në këtë botë?” Llojllojshmëria dhe ndërlikueshmëria e sistemeve që përbëjnë strukturën ndërtuese të qenieve njerëzore dhe të botës në të cilën ato jetojnë, tregojnë se duhet të ketë qenë një Qenie Supreme që i ka krijuar ato. Disenjimi tregon në disenjatorin.
Kur në plazh njerëzit hasin në gjurmë gishtërinjsh, menjëherë përfundojnë se dikush duhet të ketë kaluar aty kohë më parë. Askush nuk përfytyron se valët e detit janë vendosur në rërë dhe rastësisht kanë shkaktuar gjurmë të ngjashme me ato të shenjave të gishtave të njerëzve. Si dhe, askush nga njerëzit nuk konkludon nga intuita se është sjellë në jetë pa ndonjë qëllim. Pasi një veprim i qëllimshëm është prodhim natyral i intelegjencës së njeriut, njerëzit vijnë në përfundim se Qenia Supreme që i ka krijuar ata duhet ta ketë bërë këtë për një qëllim të caktuar. Për këtë arsye, njerëzit duhet ta dinë qëllimin e krijimit, që t’i japin kuptim kësaj jete dhe të bëjnë vepra dobiprurëse për ta.