Vlera e Kuranit Fisnik dhe ndikimi i tij në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës arabe – Dr. Hajredin Hoxha

0
25

Autor:             Dr. Hajredin Hoxha
Titulli:             Vlera e Kuranit Fisnik dhe ndikimi i tij në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës arabe
Përktheu:        Dr. Sedat Islami
Recensent:      Ajni Sinani
R. gjuhësor:    Mimoza Sinani
Formati:          8.5 x 11
Faqe:              27
Botues:           Furkan ISM
Vendi:             Shkup, Maqedonia Veriore

Eshtë fakt i pranuar se zbritja e Kur’anit në gjuhën arabe ka ndikuar në mënyrë të pamohueshme në stabilizimin dhe përforcimin e kësaj gjuhe, sikurse që ka ndikuar në forcimin e pozitës së saj ndërmjet gjuhëve të tjera, në përmirësimin dhe korrigjimin e saj, në zgjerimin e objektivave të saj ekspresive (shprehëse) dhe arteve të të folurit të saj. Kjo mund të vërehet shumë qartë në shumëllojshmërinë e kuptimeve, imagjinatave, metodave dhe fjalëve. Kur’ani luajti një rol shumë të madh në gjuhën arabe, në letërsinë dhe retorikën e saj, si dhe në kritikën letrare tek arabët. Mrekullia e famshme kur’anore tregoi epërsi ndaj çdo shkathtësie letrare duke shënuar kështu një revolucion në gjuhën arabe, një ngritje të theksuar në letërsinë, retorikën dhe kritikën e saj letrare.