Autor: Salih el-Feuzan
Titulli: Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Përktheu: Jeton Shasivari
Altin Dallashi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 14
Botues: Privat
Me të vërtetë ne gjendemi para dyerve të ditëve të begatshme, ato janë dhjetë ditët (e muajit) Dhul-Hixheh, të cilave Allahu – i Patëmeta e i Lartësuar – ua ngriti vlerën, dhe vendosi në to mirësi të shumta për robërit e Tij. Nuk ka dyshim se jeta e muslimanit e gjitha është mirësi, nëse e shfrytëzon atë në adhurimin e Allahut dhe në punë të mira. E tëra është mirësi që në kohën kur arrin pjekurinë e deri kur Allahu ia merr shpirtin, nëse Allahu i jep sukses që t’i shfrytëzoj ditët e jetës së tij në punë të mira me të cilat e përgatit ahiretin e tij.