Autor: Ebu Hamid el Gazali
Titulli: Shërimi i zemrës, zbukurimi i ahlakut (moralit) dhe edukimi i nefsit
Përktheu: Is-hak Shala
Abdullah B. Ferizi
Lektor: Artan Sadiku
Formati: 5.8 x 8.3
Faqe: 127
Viti: 2015
Vendi: Prishtinë
Pas kësaj dije se, ahlak1 i bukur është cilësi e Pejgamberëve dhe vepra më e pëlqyeshme e njerëzve të drejtë (sidik). Në esencë, ahlaku i bukur është gjysma e imanit. Është fryt i luftës së të devotshmëve dhe edukim përmes kundërshtimit të dëshirave të nefsit (vetes) i atyre që bëjnë ibadet. Ndërsa ahlaku i keq është helm vdekjeprurës, rrezik që e mbyt trurin e njeriut, është poshtërsi dhe turp publik. Ai është pisllëk që largon nga Allahu dhe e keqe e cila personin e dërgon në rrugë të shejtanit. Siç është ahlaku i bukur një derë nga zemra e çelur në mirësitë e xhenetit dhe afrues Rrahmanit, edhe veset e këqija janë derë që çilet drejt zjarrit të xhehenemit. Ahlaku i keq është sëmundje e nefsit dhe dobësi e zemrës. Derisa sëmundjet e trupit shkatërrojnë jetën materiale, sëmundjet e zemrës marrin jetën e përjetshme.