Autor: Florian Leli
Titulli: Pika e vesës në terminologjinë e hadithit
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 30
Botues: Privat
Viti: 20.05.2016
Vendi: Hartum
Ky punim është një paraqitje e shkurtër e disa termave elementare të shkencës së
hadithit. Problematika e terminologjisë është një problematikë tepër e gjerë dhe delikate. Trajtimi i termave të një shkence apo të një disipline si fjalë artistike dhe gjuhësore shpeshherë çon në gabime fatale dhe keqkuptim të koncepteve kyçe të asaj disipline. Ky konstatim bëhet më i prekshëm në shkencën e hadithit, e cila është një shkencë karakteristike e këtij umeti dhe terminologjia e saj nuk para has terma sinonime në gjuhët e tjera. Nëse në lëmin e studimeve gramatikore dhe juridike kemi deri diku terma dhe koncepte të njëjta dhe të përafërta, në terminologjinë e hadithit është shumë e vështirë të jepen terma ekuivalentë që ruajnë ekzaktësisht origjinalitetin e nocioneve dhe të koncepte që shprehin.