Autor: Amër Halid
Titulli: Pendimi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Korrektor: Burim Bunjaku
Formati: 4.7 x 6.7
Faqe: 32
Botues: Botues Privat
Viti: 2006
Vendi: Kaçanik
Dëshirojmë të pendohemi!
Posa kanë filluar sulmet amerikane kundër Irakut, një djalosh më ka dërguar një letër ku shkruante: “Frikësohem se ajo çka po ndodhë në Irak është shkak i mëkateve të mia”. Dëshirojmë të pendohemi! A nuk ka mundësi që Allahu i Lartmadhëruar ta shohë Umetin, i cili i lutet me përulje dhe i nënshtruar: “O Zoti ynë kërkojmë falje te Ti për gabimet dhe mëkatet tona”. A nuk mund të na vijë neve nata e ne duke iu lutur Allahut të Lartmadhëruar e të nesërmen në mëngjes ta shohim rezultatin e pendimit të asaj nate?!