Titulli: Ngritja e duarve (para dhe pas rukusë) në namaz
Autori: Imam Buhariu
Përkthyes: Adnan Nikezi
Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj
Parathënia: Bajram Karabeg
Botues: Privat
Këtu do të përmend disa nga thëniet e dijetarëve dhe librat që janë shkruar rreth rëndësisë së pasimit të këtij suneti të Pejgamberit صلى الله عليه وسلم në formën e faljes së namazit, të cilat, në të njëjtën kohë, aludojnë në rëndësinë e kësaj praktike. Madje, vetë imam Buhariu, autori i këtij libri (Allahu e mëshiroftë!) e ka sjellë në dritë këtë libër vetëm për t’ua bërë me dije muslimanëve rëndësinë e madhe të kësaj praktike të Pejgamberit صلى الله عليه وسلم, për të cilën disa dijetarë thonë se është sikurse konsensus i dijetarëve të të gjithë brezave dhe të të gjitha vendeve, përveç Kufes.