Autor: Dr. Hajredin Hoxha
Titulli: Kultura e muslimanit bashkëkohor
Përktheu: Dr. Sedat Islami
Recensent: Ajni Sinani
R. gjuhësore: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 86
Botues: Furkan ISM
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Historia ka regjistruar se njerëzit në Gadishullin Arabik, para ardhjes së Islamit, ishin të zhytur thellë në humnerën e idhujtarisë dhe paganizmit. Ata adhuronin idhuj, puta, statuja, ndërsa i përuleshin edhe diellit dhe hënës. Ishte caktimi dhe vullneti i Allahut që feja e Tij të përhapet në Lindje dhe Perëndim, dhe këtë në saje të angazhimit të palodhshëm dhe sakrificës sublime të sahabëve [Allahu qoftë i kënaqur me ta!], tabiinëve si dhe besimtarëve të tjerë të sinqertë, thirrës dhe tregtarë. Si rezultat, shumë njerëz e pranuan Islamin dhe shpëtuan nga humbja dhe devijimi.