Autor: Qendra e Studimeve Shkencore Islamike
Titulli: Hadith 2
Përkthyes: Dr. Mithat Hoxha
Korrektura dhe redaktimi: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 138
Botues: Sh.B. Erkam
Tirazhi: 2000
Viti: 2013
Vendi: Stamboll, Turqi
Vepra e madhe e shkruar për herë të parë në historinë e hadithit me qëllim për të mbledhur në të vetëm hadithet e vërteta, është el-Xhamiu’s-Sahih e Muhammed b. Ismail el-Buhariut (194-256/810-870). Në lidhje me këtë çështje, nga Buhariu është përcjellë ky kujtim:
“Ndodhesha te Is’hak b. Rahujei. Ai më tha: “Sa mirë do të ishte sikur të përgatisje për ne një libër që të përmblidhte sunnetin e vërtetë të Profetit!” Kjo dëshirë e tij më zuri vend në zemër. Dhe, pastaj, nisa të mblidhja el-Xhamiu’s-Sahihin!”