Autor: Flamur Sofiu
Titulli: Fihku 1 (Jurisprudenca Islame)
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 158
Botues: Privat
Viti: 2003
Vendi: Prishtinë
Burimi: https://www.slideshare.net/Libraislame/flamur-sofiu-fikhu-1
Lënda e Fikhut në Medresenë e mesme “Alauddin” mësohet në të katër vitet. Deri më tash nxënësve të vitit të parë u ka munguar një tekst i tillë. Edhe pse ky tekst mund të jetë i vonuar, besoj që sado pak do t’u dalë ndihmë atyre. Ky tekst përputhet plotësisht me planprogramin mësimor aktual të lëndës së fikhut. Meqë ky tekst u dedikohet nxënësëve të Medresesë, jam munduar që të ketë një stil të lehtë dhe të afërt për nivelin e tyre. Gjatë shtjellimit dhe elaborimit të njësive, krejtësisht i jam përmbajtur medhhebit Hanefi.