Autor: Eroll Nesimi
Titulli: Ejani në shpëtim
Recensent: Ekrem Avdiu
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 74
Botues: Gjurma
Botimi: I parë
Viti: 2004
Vendi: Prishtinë
Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi u paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Edhe në trashëgiminë kulturore islame që të parët e kanë lënë pas vetes hasim në metodën e tyre, me ç‘rast vërejmë se mënyra e tyre e trajtimit të çështjeve ka qenë e atillë që ka filluar me potencimin e vlerës dhe rëndësisë së veprës së caktuar pastaj përmendja e dispozitave lidhur me të, e ndonjëherë ndoshta edhe kanë përmendur disa vërejtje rreth gabimeve.