Autor: Muhammed el-Uthejmin
Titulli: Edukata e kërkimit të dijes
Përktheu: Tomor Boriçi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 45
Botues: Botues Privat
Nga ana gjuhësore dija është e kundërta e injorancës. Dija është kuptimi i një gjëje në mënyrë të vendosur, ashtu sikurse ajo është. Nga ana terminologjike disa dijetarë kanë thënë se ajo është njohje, e kundërta e injorancës. Ndërsa disa dijetarë te tjerë kanë thënë se dija është më e qartë se njohja.
E rëndësishme për ne është dija e sheriatit islam. Me këtë është për qëllim dijen që Allahu i ka zbritur të Dërguari të Tij -salallahu alejhi ue selem- si sqarim dhe udhëzim. Dija, e cila ka falënderimin dhe lartësimin është dija e shpalljes, dija e zbritur vetëm prej Allahut.