Autor: Agron Krasniqi, Vjosa Kabashi
Titulli: Dhjetëshi i fundit i Ramazanit
Kopertina: Arbër Deva
Faqosja: Agron Krasniqi
Formati: A5
Faqe: 54
Botues: Privat
Vendi: Riad, Arabi Saudite
Viti: 2021
Falënderojmë Allahun i Cili me urtësinë dhe mëshirën e Tij, ka veçuar disa kohë nga të tjerat, disa muaj nga të tjerët, disa ditë nga të tjerat; ashtu që, ka dalluar në vlerë muajin Ramazan nga muajt tjerë, pastaj, ka dalluar dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan nga të tjerat, e mes këtyre dhjetë netëve ka dalluar Natën e Kadrit e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Ka dalluar dhjetë ditët e muajit Dhul Hixhe nga ditët tjera, mes këtyre ditëve ka dalluar ditën e Arafatit dhe ditën e Kurban Bajramit. Dhe ka dalluar ditën e Xhuma nga ditët tjera të javës, pastaj ka dalluar çastin e fundit të ditës së xhuma nga pjesa tjetër e kësaj dite. E kështu me radhë.