Autor: Hafidh El-Hakemi
Titulli: 200 pyetje dhe po aq përgjigje
Përktheu: Muhamed Dolaku
Redaktor: Enis Rama
Formati: 5.71 x 8.07
Faqe: 266
Botues: Privat
Viti: 2000
Vendi: Mitrovicë
Që nga fillimi i krijimit, njeriu parashtron pyetje për vetveten e vet: prej nga ka ardhur? Kush e ka krijuar? Cili është qëllimi i krijimit të tij? Nga po vete?, dhe ngjashëm me këtë. Shumë juristë-filozofë janë përpjekur të japin përgjigje në këto pyetje, mirëpo, përgjigjen e vërtetë është e mundur ta gjesh vetëm në mësimet e fesë, dhe atë në fenë, të cilën i Lartmadhërishmi ia ka shpallur Muhammedit, sal-lall-llahu ve sel-lem, duke thënë në Kur’an: “Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj, dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe juaja.” (El-Ma’ide: 3)