Autor: Dr. Hajredin Hoxha
Titulli: Vështrim Islam rreth faktorit fetar në historinë shqiptare
Recensent: Ajni Sinani
R. gjuhësor: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 105
Botues: Furkan ISM
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Studimi dhe analiza e historisë së shqiptarëve dhe Shqipërisë është një temë e komplikuar, delikate dhe shumë sensitive. Për t’ia dhënë hakun këtij studimi lypset një angazhim i madh, një periudhe kohore e gjatë dhe një diapazon i gjerë informatash dhe studimesh. Problemi tjetër kyç qëndron në faktin se pothuajse e tërë ajo histori që është hartuar, shkruar dhe studiuar deri më tani ka qenë prej shkencëtarëve, dijetarëve dhe historianëve që janë edukuar dhe përgatitur nëpër kuzhinat marksiste-leniniste dhe, së këndejmi, edhe ato libra e referenca kanë qenë të shkruara sipas metodologjisë marksiste-leniniste, sipas të cilëve me “…lindjen e materializmit dialektik historia u bë shkencë në kuptimin e vërtetë të fjalës…”