Jetësimi i dijes – Mr. Flamur Kabashi

Autor:             Mr. Flamur Kabashi
Titulli:             Jetësimi i dijes
Recensent:      Dr. Muhamed Broja
R. gjuhësor:    Mr. Jeton Koqinaj
Formati:          A5
Faqe:              89
Botues:           Privat
Botimi:            I parë
Viti:                2020
Vendi:             Mitrovicë

S’ka dyshim se dekadave të fundit është vërejtur një ringjallje islame në tërë globin tokësor. Megjithatë, te muslimanët haset një mungesë e dijes islame. Madje, më keq se kjo vërehet zbehja e jetësimit të mësimeve kuranore në jetën e tyre të përditshme.
Kur Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet për moralin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) u përgjigj: “Morali i të Dërguarit të Allahut ishte Kurani.” Pra, ai ishte një Kuran që ecte në sipërfaqe të Tokës dhe si i tillë mësimet kuranore i praktikonte në jetën e përditshme. Ky libër vjen si përpjekje për të shtuar ambiciet e rinisë dhe të atyre që janë të moshuar, përfshirë meshkujt e femrat, praktikuesve të rregullt të fesë islame, të atyre që kanë ngecje, të atyre që u prijnë njerëzve në çështjet fetare dhe të shtresës së përgjithshme, në mënyrë që të veprojmë me dijen që e kemi, t’i praktikojmë mësimet kuranore, aq sa dimë, ta nxjerrim frytin e dijes, e të mos jemi të atillë që kemi informata fetare, porse veprat tona nuk përputhen me to.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprak30 hadithe te sakta rreth Ramazanit
Artikulli tjetërShejtani dhe Njeriu – Muhamed Muteveli Sharaviu