Autor: Said Nursi
Titulli: Prijësi i rinisë
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 115
Ja pra o nefsi im, ti je ai udhëtari mendjemadh dhe i pabindur, kurse kjo botë është shkretëtira. Dobësia dhe varfëria jote është e pafund. Armiqtë dhe nevojat e tuaja janë të panumërta. Meqë është kështu, merre emrin e Zotit të të gjitha botërave dhe të Sundimtarit të Pafund, po të duash të shpëtosh pa u dridhur nga asgjë dhe pa i lypur askujt. Kjo fjalë është aq e madhërueshme, saqë vuajtja dhe varfëria jote e pafund të lidhë me forcë të madhe me All-llahun e Gjithëmëshirshëm dhe të Plotëfuqishëm. Dobësia dhe varfëria jote të ndihmojnë për të fituar Mëshirën e Tij. Kush fillon me këtë fjalë, i ngjan atij të riut, që regjistrohet për të shërbyer në ushtri; punon në emër të shtetit dhe nuk i frikësohet askujt. “Në emër të ligjit, në emër të shtetit” thotë, kryen çdo punë dhe i bën ballë çdo vështirësie.