Autor: Ebu Hamid el Gazali
Titulli: Përbuzja e dunjasë
Përktheu: Is-hak Shala
Abdullah B. Ferizi
Lektor: Shenaj Zeneli
Formati: A5
Faqe: 106
Viti: 2018
Vendi: Prishtinë
Në pamje, dynjaja është tërheqëse, si një femër e bukur, e që brenda fshehë ligësi. Ajo me pamje i tërheq njerëzit kah vetja, e ata që dëshirojnë të bashkohen me të i shkatërron me të këqijat e saj. Atyre që e ndjekin u largohet, e ndaj atyre që i afrohen është koprrace. Nëse edhe u jep diçka, ata nuk janë të mbrojtur nga të këqijat e saj; nëse një orë u jep mirësi, një vit u jep ligësi. E kur një herë u jep ligësi, kjo u bëhet e zakonshme. Drejtimi i njeriut kah kjo botë dëshmon humbjen dhe shkatërrimin e tij. Fatkeqësitë e saj janë të vazhdueshme, dhe kërkuesit e saj ajo i poshtëron. Ai që mashtrohet me këtë botë detyrohet në poshtrim, e ai që mburret me të sigurisht që do të përfundojë i përmalluar.