Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Titulli: Kudsi, çështje e çdo muslimani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 65
Viti: Prill 1998
Kudsi konsiderohet qyteti i tretë i shenjtë në Islam. Qyteti i parë i shenjtë është Meka e Nderuar, të cilën Allahu e nderoi me praninë e Xhamisë së Shenjtë. Qyteti i dytë i shenjtë në Islam është Tiba apo Medina e Ndritshme, të cilën Allahu e nderoi me praninë e Xhamisë së Pejgamberit, në të cilën gjendet edhe varri i të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.). Ndërsa qyteti i tretë i shenjtë në Islam është Kudsi apo Bejtul-Makdisi, të cilin Allahu e nderoi me praninë e Xhamisë El-Aksa, rrethinën e të cilës Allahu e ka bekuar, siç e konfirmon këtë hadithi autentik, të cilin e transmetojnë Ebu Hurejre dhe Ebu Seid El-Hudriu, në të cilin i Dërguari i Allahut thotë: Nuk lejohet udhëtimi (me qëllim ibadeti) veçse në tre xhami: në Xhaminë e Shenjtë, në Xhaminë El-Aksa dhe në këtë Xhaminë time”.