Shpjegimi i tri parimeve themelore – Abdulaziz ibn Baz

0
670

Autor:      Abdulaziz ibn Baz
Titulli:      Shpjegimi i tri parimeve themelore
Përktheu: Alban Malaj
Formati:   A4
Faqe:       82
Botues:    Selefi.org
Viti:         07 Mars 2013
Vendi:      Mekë

Kjo është një broshurë e rëndësishme rreth Akides, të cilën e shkroi Shejkhu Ebu ‘Abdullah, el-Imam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehhab Ibn Sulejman Ibn ‘Ali et-Temijmi el-Hanbelij, Imami i famshëm, Ringjallësi i gjurmëve të Islamit të cilat u fshinë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të dymbëdhjetë, Allahu e mëshiroftë dhe ia bëftë të këndshëm vendbanimin. Ai – Allahu e mëshiroftë – ua mësonte këto parime nxënësave të dijes dhe popullit të thjeshtë që t’i mësonin përmendësh dhe që të rrënjoseshin në zemrat e tyre ngase ato janë prej parimeve të Akijdes. Ai vdiq në vitin 1206 Hixhrij, ndërsa lindi në vitin 1115 Hixhrij. Pra, ai jetoi nëntëdhjetë e një vite. Jeta e tij qe e mbushur përplot me bamirësi dhe thirrje për tek Allahu, duke dhënë mësim e udhëzim dhe duke bërë durim përgjatë kësaj veprimtarie. Nëpërmjet tij Allahu shpëtoi robërit dhe vendin në kohën kur ka jetuar, në këtë Gadishull. Thirrja e tij u përhap gjithashtu edhe jashtë Gadishullit (Arabik), që nga Shami, Egjipti, Iraku, India etj, si rezultat i thirrësave që morën dijen prej tij dhe pastaj shkuan në ato vende e shtete, dhe si rezultat i letrave dhe librave të tij që u përhapën nga ai dhe nga pasuesit, përkrahësit dhe thirrësat që ndiqnin thirrjen e tij për tek Allahu.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko librin:Nje dite me te dashurin