Abdulmelik Ramadani – Këshilla të arta për morale të larta

Me të vërtetë falënderimi dhe lëvdata i takon vetëm Allahut të Madhëruar, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë! I lutemi Allahut të na ruajë nga të këqijat e vetes dhe punëve tona. Cilindo që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, askush nuk mund ta humbasë prej saj, dhe cilindo që Allahu e humbet prej kësaj rruge, askush nuk mundet ta udhëzojë. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një, të Vetëm e të pa shok, gjithashtu, dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij!
Këta janë disa kapituj të shkurtër që trajtojnë moralin e lartë dhe vepra të tjera që bien ndesh me të (moralin). Nëpërmjet tyre kisha dëshirë të përkujtoja ithtarët e imanit (besimit), me shpresë që Allahu të japë fryte prej tyre. E pashë me vend që të përmend vetëm disa parime thelbësore e përmbledhëse në lidhje me moralin, pa hyrë në detaje dhe degëzime. Një gjë të tillë (hyrjen në detaje) e kam bërë vetëm atëherë kur kam përmendur ndonjë shembull, në mënyrë që lexuesi të ndalet dhe të meditojë mbi shembujt e lartë të moralit të Islamit, moral të cilin e kanë jetuar brezat e lulëzuar (brezi i Profetit dhe ata që erdhën pas tij). Vetëm Allahu është Ai që jep sukses.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakBota e miqve tonë të vegjël, milingonave – Harun Jahja
Artikulli tjetërShpjegimi i tri parimeve themelore – Abdulaziz ibn Baz