Autor: Jusuf Kastrati
Titulli: Për ty që s’falesh
Redaktor: Burim Koçinaj
R. gjuhësor: Jeton Koqinaj
Formati: A5
Faqe: 78
Botues: Shembulli
Botimi: I dytë
Viti: 2019
Vendi: Prishtinë
Libri që keni para duarsh bën fjalë për shtyllën e dytë të fesë islame, për namazin. Jam përpjekur që në këtë libërth të paraqes dobitë më të rëndësishme të këtij ibadeti madhështor, duke sjellë dëshmi të ndryshme nga Kurani, nga hadithet e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit صلى الله عليه وسلم, dhe nga thëniet e dijetarëve. Por, megjithatë, realitetin e namazit mund ta kuptojë vetëm ai që e zbaton atë në mënyrë të denjë. Kënaqësia të cilën besimtari e gjen në namaz dhe përgjithësisht në adhurim ndaj Allahut nuk mund të përshkruhet me fjalë.