Autor: Muhamed Ikball
Titulli: Ripërtëritja e mendimit fetar në islam
Përktheu: Nexhat Ibrahimi
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 270
Botues: Logos-A
Viti: 2005
Vendi: Shkup
Kur’ani është Libër i cili e vë theksin në akt më tepër se sa në mendim. Mirëpo, ka njerëz të cilëve sipas natyrës u është e pamundur ta përvetësojnë botën e panjohur, duke ringjallë, në procesin jetësor, atë lloj të veçant të përvojës së brendshme në të cilën, më në fund, zë fill bindja fetare. Përveç kësaj, njeriu bashkëkohor, duke i zhvilluar shprehitë e mendimit konkret – shprehitë të cilat edhe vetë islami i ka theksuar, së paku në fazat e para të zhvillimit të tij kulturor – është treguar më pak, i aftë për këtë përvojë e cila, për më tepër, i duket e dyshimtë sepse bartë mundësitë e mashtrimit.