Mrekullia në trupin tonë – Harun Jahja

Autor:        Harun Jahja
Titulli:        Mrekullia në trupin tonë
Formati:     8.5 x 11
Faqe:         110
Botues:      Furkan ISM
Vendi:        Shkup

Secila nga trilionat e qelizave të trupit tonë e përmbush detyrën e saj në mënyrë të përsosur, si rezultat i një plani të përkryer të Allahut, në mënyrë që ne të vazhdojmë jetën tonë pa asnjë vështirësi. Të zgjuarit çdo mëngjes për të shkuar në shkollë, të shijuarit e shijes së këndshme të mjaltit, frymëmarrja pa asnjë vështirësi, të vrapuarit dhe luajtja me shokët në oborrin e shkollës, të shkruarit, të lexuarit dhe mjaft gjëra të tjera që ju bëni janë vetëm në sajë të dashurisë, dhembshurisë dhe mëshirës së Allahut.
Ashtu si çdo gjë tjetër mbi tokë, Allahu ju ka krijuar në mënyrë të përsosur dhe ju ka dhënë çdo gjë që ju keni nevojë. Ajo çfarë ju mbetet të bëni është që ta falënderoni Zotin tonë, i Cili ju ka dhënë gjithë këto mirësi, të cilat janë dhurata më e vyer se çdo dhuratë tjetër që mund t’ju jepet në këtë botë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakMrekullia e krijimit të njeriut – Harun Jahja
Artikulli tjetërMrekullitë e Kuranit – Harun Jahja