Autor: Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad
Titulli: Silluni butë o pasues të sunetit me pasuesit e sunetit
Përktheu: Rudian Zekthi
Formati: 4.33 x 6.69
Faqe: 50
Botues: Sh.K. “Tradita”
Viti: 2008
Vendi: Tiranë
“Ehli suneh uel xhema’ah” janë ata që ndjekin rrugën e Profetit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij. “Ehli suneti” është ndjekës rigoroz i traditës së Profetit (salallahu alejhi ue selem), traditë për të cilin i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kapuni pas traditës (sunetit) sime dhe traditës së katër Kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje. Kapuni pas saj dhe shtrëngojeni fort atë me dhëmballë.” Ai na ka tërhequr vërejtje që të ruhemi nga kundërshtimi i tij duke thënë: “Ruhuni nga gjërat e shpikura në çështjet e fesë, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është humbje.” Gjithashtu ka thënë: “Kush largohet nga tradita ime, nuk është prej meje.”