Autor: Dr. Suat Yëlldrëm
Titulli: Shkaqet e konfuzionit rreth përkthimeve të ajeteve të Kuranit
Përktheu: Dr. Sedat Islami
Recensent: Ajni Sinani
R. gjuhësore: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 31
Botues: Botim Privat
Për botuesin: Dr. Hajredin Hoxha
Misioni i Muhammedit [alejhis salatu ves selam] është mision i përmasave universale, i cili i drejtohet të gjithë njerëzve dhe vlen deri në mbarim të kësaj bote. Kjo është përmendur shumë qartë në disa ajete kur’anore, si: “Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Sebe’, 28)
Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.” (el-A’rafë, 158)