Pastrimi i Besimit – Imam es-San’ani

Autor:           Imam es-San’ani
Titulli:           Pastrimi i Besimit
Përktheu:      Agron Milazim Krasniqi
Recensent:    Hadith Miftari
R. gjuhësor:  Jeton Koçinaj
Formati:        5.5 x 8.3
Faqe:            128
Botues:         Botues Privat

Ky është Pastrimi i besimit nga ndyrësitë e idhujtarisë dhe mohimit. M’u duk e obligueshme të shkruaj dhe të sqaroj, pasi që pashë dhe u binda se sot shumë njerëz i bëjnë shirk Allahut, në qytete, në fshatra e në të gjitha vendet, si: Jemen, Sham, Nexhd, Tuhameh dhe në të gjitha rajonet islame.
Ky lloj shirku është: besimi në varreza apo në ndonjë njeri të gjallë, që pretendon se ndonjëri prej tyre e di të fshehtën (gajbin), kurse në të vërtetë ai është vetëm një i prishur e mëkatar. I tilli nuk është i pranishëm nëpër xhamitë e muslimanëve, Allahut nuk i bën as ruku e as sexhde, nuk e njeh aspak Kuranin e as Sunetin, e as që do t’ia dijë për ringjalljen e për llogarinë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakLetrat e Muhamedit a.s. – Sulltan Ahmed Kureshi
Artikulli tjetërPesë temat e arta të Kuranit Famëlartë – Muhamed el-Gazali