Autor: Abdulaziz et-Tarifi
Titulli: Madhërimi i Allahut
Përktheu: Mr. Agron Krasniqi
R. gjuhësor: Samir Zullufi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 52
Botues: Botues Privat
Viti: 2014
Vërtet prej obligimeve më të mëdha logjike dhe sheriatike është njohja e madhështisë së Krijuesit të Lartësuar, të Cilin krijesat e pranojnë për Zot të vetëm; çdo krijesë në vetën e saj përmban argumente të qarta që tregojnë për madhështinë e Krijuesit të saj, madhështinë e Shpikësit dhe krijimtarisë së Tij. Sikur të kthehej secili në vetën e tij për të shikuar dhe medituar në të, do ta njihte madhështinë e Krijuesit të vet; i Lartësuar qoftë Allahu ku thotë: {Po edhe në veten tuaj (keni argumente). A nuk jeni kah e shihni?} (Dharijat:21).