Islami ne fokus – Hamude Abdulati

Autor:         Hamude Abdulati
Titulli:         Islami ne fokus
Përktheu:    Mr. Bujar Hoxha
Formati:      8.5 x 11
Faqe:          398
Botues:       Logos-A
Viti:            2000
Vendi:         Shkup, Maqedoni

“Islami në fokus,” është libër që merret me bazat e fesë islame, por njëkohësisht u shmanget debateve joproduktive teologjike dhe argumenteve sektariane. Libri pikësëpari u dedikohet lexuesve të rinj dhe laikë në një mënyrë sqaruese, ndërsa intelektualëve të moshuar në mënyrë provokative, por megjithatë respektuese. Aty ku ka qenë e nevojshme dhe e zbatueshme, autori i ka shqyrtuar çështjet historike dhe krahasimtare. Ajo që më së tepërmi do t’i joshë lexuesit e këtij libri është fakti se ai e paraqet Islamin si fe universale, mbijetuese, gjallëruese dhe kozmopolite, e cila jo vetëm që është relevante për çdo lëmi të ekzistencës njerëzore, por gjithashtu është edhe e domosdoshme pikërisht për mirëqenien e njerëzimit. Qasja e autorit është jashtëzakonisht e kapshme dhe ka një stil që gjallëron, si dhe një qartësi që është e lehtë dhe e kuptueshme për lexuesit. E gjithë kjo e bën këtë libër tejet të dobishëm dhe të afërt për të gjithë ata që synojnë të vërtetën.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakRrobat e vogla 2 – Hale Gyrgyl Xhanat
Artikulli tjetërStruktura familjare në Islam – Hamude Abdulati