Feja e vërtetë e Zotit – Dr. Bilal Filips

Autor:        Dr. Bilal Filips
Titulli:        Feja e vërtetë e Zotit
Përktheu:   Arjan Koçi
Recensent: Bahri Curri
Formati:     8.5 x 11
Faqe:         23
Botues:      IslamHouse.com
Viti:           2010

Çdo njeri ka lindur në një rrethanë, të cilën nuk e ka zgjedhur vetë. Feja e familjes
ose ideologjia e shtetit i imponohet atij që në zanafillën e ekzistencës së vet në këtë
botë. Kur bëhet adoleshent, ai zakonisht është i shpëlarë nga trutë duke besuar se
besimet e shoqërisë së cilës i përket janë besimet e drejta që duhet të ketë çdokush.
Megjithatë, kur disa njerëz piqen dhe përballen me sisteme të tjera besimi, atëherë
zënë të vënë në dyshim vlefshmërinë e besimeve vetjake. Këta kërkues të së vërtetës
në shumicën e rasteve arrijnë në një pikë konfuzioni kur kuptojnë se çdo fe, sekt,
ideologji dhe filozofi pohon të jetë rruga e vetme e drejtë për njerëzit. Në të vërtetë, të gjitha ato përmbajnë disa pika të vlefshme dhe të arsyeshme dhe inkurajojnë njerëzit
për të bërë mirë. Por, cila prej tyre është e vërteta?

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakVlera e kohës – Amër Halid
Artikulli tjetërBazat e Teuhidit – Dr. Bilal Filips