Autor: Xhamia Mbret
Titulli: Ky është profeti Muhammed
Përktheu: Shpëtim Shushku
Formati: A6
Faqe: 43
Botues: Xhamiambret
Në Gadishullin Arabik, në një zonë që shtrihet mes malesh shkëmbore e të zeza, pranë Kabes së Shenjtë, të cilën e ngriti Babai i të gjithë profetëve, Ibrahimi, me djalin e tij Ismailin (paqja e Allahut qoftë mbi ta), pesëqind e shtatëdhjetë vjet pas lindjes së Isait (paqja e Allahut qoftë mbi të), lindi njeriu më i mirë i të gjitha kohërave, Muhamedi, i biri i Abdullah ibn Abdul Mutalibit, nga një baba i pashëm dhe fytyrëndritur dhe nga një nënë fisnike prej një dere të lartë, me emrin Amine bintu Uehb, nga fisi Kurejsh, që sundonte të gjitha fiset arabe, që i shërbente Vendit të Shenjtë (Kabes) dhe mburrej për pozitën dhe fisnikërinë që kishte ndër fiset e tjera.