Autor: Amër Halid
Titulli: Derisa të mos e ndryshojnë gjendjen e tyre
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Korrektor: Burim Bunjaku
Formati: 4.7 x 6.7
Faqe: 223
Botues: Botues Privat
Viti: 2011
Vendi: Kaçanik
Vëlla!
Kemi folur shumë për pendimin, mirëpo ajo çka u ndodh për çdo ditë muslimanëve: vrasja, dëbimi, kërcënimi na bën me dije që ta kujtojmë Allahun dhe të pendohemi për së tepërmi. Na bën me dije domosdoshmërinë e kthimit te Allahu, nënshtrimit ndaj Tij, që ta forcojë dhe ta ngritë islamin dhe muslimanët. Për çdo ditë lëndime dhe vrasje të panumërta. Për çdo ditë i ndodhë diçka islamit dhe muslimanëve, dëshirojnë ta shkatërrojnë islamin dhe t’i dëbojnë muslimanët. E gjithë kjo, ndërsa ne flemë thua se nuk ka ndodhur asgjë! Për këtë arsye është e domosdoshme të përkujtohet pendimi dhe kthimi tek Allahu i Lartmadhëruar.