Autor: Osman Nuri Topbash
Titulli: Muhamedi a.s. mëshirë për botët, Kur’ani mrekulli e përjetshme
Përktheu: Albert Halili
Redaktor: Alban Kali
Recensent: Zija Vukaj
Formati: 4.5 x 7.3
Faqe: 86
Botues: Progresi Botime
Viti: 2014
Vendi: Shkodër
Mënyra e vetme për të fituar Xhenetin është jeta sipas mësimeve hyjnore. Për të treguar rrugën drejt Xhenetit, Allahu i ka dhuruar njerëzimit dy udhërrëfyes: Kuranin dhe Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem). Kurani është një dhuratë hyjnore, e cila ia mundëson njeriut shpëtimin nga humbja dhe zvarritja në Xhehenem. Kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), është shembull i përkryer praktik i pajisur me moralin kuranor.