Vërejtje dhe këshilla – Ebu Hamid el Gazali

Autor:         Ebu Hamid el Gazali
Titulli:         Vërejtje dhe këshilla
Përktheu:    Muhamed I. Dolaku
Formati:      5.8 x 8.3
Faqe:          107
Viti:            2009
Vendi:         Mitrovicë

Habitem me atë njeri, i cili është i bindur se do të vdesë, sesi mund të dëfrehet! Habitem me atë njeri, i cili është i bindur se do të japë llogari, sesi mund të mbledhë (tubojë) pasuri! Habitem me atë njeri, i cili është i bindur se do të vendoset në varr, sesi mund të qeshë! Habitem me atë njeri, i cili është i bindur për ahiretin, sesi mund të pushojë! Habitem me atë njeri, i cili është i bindur për këtë botë dhe për zhdukjen e saj,e si atëherë mund të gjejë prehje në të! Habitem me atë njeri, i cili është i njohur për nga gjuha (në të folur) e është xhahil (i paditur) në zemër! Habitem me atë njeri, i cili pastrohet me ujë, e zemrën e ka të papastër! Habitem me atë njeri, të cilin e kanë kapluar mëkatet (mangësitë) e njerëzve të tjerë, e është i pakujdesshëm kundrejt të metave (mangë-sive) të veta, ose me atë i cili e di se është i mbikëqyrur nga All-llahu, e së këndejmi është i padëgjueshëm ndaj Tij, ose me atë i cili e di se do të vdesë vetëm, do të hyjë na varr vetëm, dhe vetë do të japë llogari, sesi mund të shoqërohet me njerëzit! Nuk ka Zot tjetër përveç Meje, të Njëmendshëm, e Muhamedi është robi Im dhe i Dërguari Im!”

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakShpëtimi nga lajthitja – Ebu Hamid el Gazali
Artikulli tjetërVetmia (uzlet) – Ebu Hamid el Gazali