Autor: Amër Halid
Titulli: Vendosmëria në fenë e Allahut
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Korrektor: Burim Bunjaku
Formati: 4.7 x 6.7
Faqe: 28
Botues: Botues Privat
Viti: 2006
Vendi: Kaçanik
Çështja e vendosmërisë, me të gjitha format, është shumë e rëndësishme për çdo pjesëtar të umetit tonë, për t’ia kthyer umetit reputacionin, krenarinë dhe meritën, për të triumfuar ndaj armiqve, për të udhëhequr botën në punë të mira dhe lumturi në jetë. Për fat të keq, shumica e kanë humbur këtë çështje dhe cilësi të lavdëruar. Sheh ndonjërin, i cili i përmbahet fesë, duke i kryer obligimet dhe duke u larguar prej mëkateve një periudhë kohore, kur papritmas, vëren se ai është larguar nga detyrat dhe obligimet e fesë! E gjithë kjo është shkak i pavendosmërisë dhe padurimit.