Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani
Titulli: Sunetet e Neglizhuara në Ramazan
Përktheu: Jeton Shasivari
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 25
Botues: Selefi.org
Viti: Qershor 2015
“O ju që keni besuar! Ju është bërë obligim agjërimi, ashtu si u ishte obliguar atyre para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.”
Në këtë ajet – ashtu siç e kuptojnë të gjithë ata që janë të pranishëm – Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, e njofton Umetin e Muhamedit, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij, për atë që ia ka zbritur Pejgamberit të Tij, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, në këtë ajet, se Allahu ua ka obliguar atyre agjërimin ashtu siç ua bëri obligim popujve që ishin para nesh.