Ky është profeti Muhamed a.s. – AIITC

0
664

Autor:         Instituti shqiptar i mendimit dhe qytetërimit Islam (AIITC)
Titulli:         Ky është profeti Muhammed (alejhi selam)
Redaktor:    Prof. Dr. Shefik Osmani
Recensent:  Mr. Sulejman Osmani
Formati:      5.8 x 8.3
Faqe:          95
Botues:       AIITC
Botimi:        I parë 
Viti:            2007
Vendi:         Tiranë

Personaliteti i Profetit Muhamed (a.s.) është më i epërmi. Drejt kësaj maje vështrojnë fushat, vështrojnë kodrat dhe malet e tjerë të lartë për t’u orientuar. Rrugëtimi drejt kësaj maje është më i gjati po jo i mundimshëm, jo i lodhshëm, i butë dhe i këndshëm, ashtu siç ishte edhe Profeti Muhamed (a.s.). Gjatë ngjitjes udhëtari ecën përmes livadheve të mbushura me lule shumëngjyrëshe ku mijëra bletë mbledhin nektarin dhe polenin. Provon kënaqësinë dhe freskinë e ujërave të pastër që rrjedhin përgjatë faqeve të malit dhe zbresin tatëpjetë përjetësisht. Dëgjon këngët e zogjve që përzihen me fëshfërimën e pyjeve shekullore. Të gjitha këto bukuri mahnitëse e ngrenë shpirtërisht udhëtarin në një botë të pastër si uji dhe ajri i këtij mali. Herë-herë majën e malit e mbulojnë retë dhe e mbështjellin me një vello të bardhë mjegulle. Ashtu i zhytur në re dhe mjegull, mali bëhet më i bukur e më madhështor dhe rrugët duket sikur shkojnë drejt qiellit. Kur retë dhe mjegulla shpërndahen, mali duket më qartazi.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko