Autor: Dr. Musli Vërbani
Titulli: Kurbani
Recensent: Daut Shehu
Formati: A5
Faqe: 46
Botues: Autori
Viti: 2008
Vendi: Kaçanik
Në këtë libër janë përshkruar pesë llojet e kurbanit të cilat janë të argumentuara me Kur’an dhe Sunet të Pejagamberit s.a.v.s.. Ne e kemi treguar se kurbani është ibadet, që do të thotë se sakrifikimi i kafshës, derdhja e gjakut dhe shpërndarja e mishit janë pjesë ibadeti, ashtu siç është ibadet namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi, si dhe format tjera të ibadetit. Për këtë edhe themi se ibadeti është adhurim, e ibadeti duhet të argumentohet. Përpos këtyre llojeve të kurbanit është bërë traditë në të kaluarën, por po praktikohet edhe në ditët e sotme që dikush e pret një kurban me rastin e gurthemelit të shtëpisë, me rastin e gurthemelit të ndonjë ure, me rastin e gurthemlit të ndonjë shkolle, me rastin e gurthemelit të ndonjë ambulante, të ndonjë punëtorie, ashtu që gjaku i kurbanit të therur të derdhet në themel. Mirëpo, kjo formë e prerjes së kurbanit nuk ka argument dhe nuk është e ligjësuar në sheriatin Islam. Pra, kjo nuk lejohet.