Karakteri i Muslimanit – Muhammed el-Gazali

Autor:            Muhammed el-Gazali
Titulli:            Karakteri i Muslimanit
Përktheu:       Bashkim Aliu
Recensent:     Rufat Sherifi
R. gjuhësor:   Arian Koçi
Formati:         5.8 x 8.3
Faqe:             281
Botues:          Komiteti i bashkuar Saudit

Këto fragmente të shkëputura nga Kur’ani dhe Suneti e udhëzojnë muslimanin në vlerat të cilat ia plotësojnë atij fenë dhe ia rregullojnë jetën në të dy botërat. Këtyre u bëra një hyrje të shkurtër dhe ua dhashë disa sqarime koncize, të cilat i prekin devijimet dhe rëniet që i kanë përshkuar muslimanët në këto kohë si rezultat i nyjave dhe sëmundjeve
që e kanë goditur moralin e tyre… U ndala vetëm në ajetet dhe hadithet që i përmenda, e nuk u zgjerova në përmendjen e fakteve të tjera prej prononcimeve të eruditëve, urtësive të dijetarëve dhe këshillave të njerëzve të devotshëm e pedagogëve, edhe përskaj asaj se ato janë të bollshme në trashëgiminë tonë kulturore klasike, ngase për qëllim pata që të
kthehemi ekskluzivisht në dy burimet primare të fesë (sheriat) e ta prezantojmë aspektin pedagogjik nga ato që janë udhëzim hyjnor të cilit duhet t’i përmbahet muslimani, dhe në rast të shmangies nga ato, ai konsiderohet jo i përpiktë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakArti i dhikrit dhe i lutjeve te Pejgamberit te Fundit – Muhamed el-Gazali
Artikulli tjetër24 orë nga jeta e muslimanit – Harun Jahja