Autor: Abdurrahman bin Jusuf Mangera
Titulli: Argumente bazë të fikhut Hanefi
Përktheu: Fatmond Marku
Redaktorë: Andrin Rasha
Haxhi Lika
Formati: 5.8 x 8.3
Faqe: 238
Botues: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Viti: 2017
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Libri “Argumentet bazë të fikhut Hanefi”, trajton disa çështje rreth namazit shumë të diskutuara në mesin e besimtarëve në mbarë botën, duke e shoqëruar me gjykimin e katër medhhebeve, por duke u përmbajtur më shumë në argumentin e tyre sipas medhhebit Hanefi.
Besoj se ky libër, do të plotësojë hapësirën e krijuar qysh me instalimin e sistemit komunist e deri në periudhën e tranzicionit që vendi ynë vazhdon të kalojë. Meqenëse diskutimet rreth tematikave që përmban libri në fjalë janë importuar edhe në Shqipëri gjatë viteve, jam i bindur se kjo vepër do të hedhë dritë dhe do të jetë më se orientuese për lexuesin shqiptar.