Autor: Xhamia mbret
Titulli: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 30
Botues: Xhamia Mbret
Porositë e Pejgamberit a.s. duhet lexuar me vëmendje sepse ai ka qenë shumë i kujdesshëm për ne bile më i kujdesshëm se ne për vetveten tonë. Këtë na e dëshmon All-llahu në Kur’an ku thotë:
“Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre” (Ahzab, 6)
Ai që e respekton të Dërguarin e All-llahut e ka respektuar All-llahun, dhe ai që i zbaton porositë e tij ka shpëtuar vetveten. Për të qenë kjo çështje më e qartë do të përmendim ajetin Kur’anor ku Allahu urdhëron që besimtari për ç’do çështje të jetës së tij duhet të konsultojë librin e All-llahut (Kur’anin) dhe të Dërguarin e Tij Muhammedin a.s. edhe pse Muhammedi a.s. nuk është në mesin tonë, por ai na ka lënë hadithet dhe porosity e tij trashegim që na sqarojnë dhe na ndriqojnë rrugën ton për të arritur shpëtimin dhe rrugën e drejtë dhe atë që dëshirojmë.