Autor: Abdulhamid Es Suhejbani
Titulli: Etika Islame
Përktheu: Ferid Selimi
Recensent: Omer Musa
Redaktor gjuhësor: Arian Koçi
Faqosja & kopertina: PLAKU Design
Formati: 6 x 8.5
Numri i faqeve: 64
Botues: Komiteti i bashkuar saudit
Viti: 2004
Vendi: Prishtinë
Ky është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit:
Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërejtje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit alejhi selam, si gjatë përmendjes së Allahut ashtu edhe gjatë lutjes së Tij; që të jetojë me udhëzimet e tij gjatë ngrënies dhe pirjes, në mënyrë që gjatë të ushqyerit të jetë i kënaqur me Zotin dhe falënderues ndaj Tij; që të jetojë me udhëzimin e Tij edhe gjatë të veshurit. Pra, të jetojë me udhëzimet e tij në çdo sferë të jetës së ndershme dhe të jetë syçelur për të ndjekur çdo sjellje.
Muslimani e ka për detyrë t’i ruajë e të kujdeset për këto rregulla në mënyrë të plotë duke e zbatuar atë që i zbriti Muhammedit alejhi selam dhe duke e ndjekur sunetin e tij, të cilin Allahu xhel-le shanuhu na urdhëroi ta ndjekim dhe pas të cilit duhet të kapemi fort.