Autor: Dr. Hamude Abdulati
Titulli: Struktura familjare në Islam
Përktheu: Urim R. Poshka
Recensent: H. Sherif Ahmeti
R. gjuhësor: Dr. Zihni Osmani
Formati: B5
Faqe: 348
Botues: Logos-A
Viti: 1995
Vendi: Shkup, Maqedoni Veriore
Brenda kufijve të hulumtimit të tij, autori sheshazi i kundërvë çështjet më të vështira të diturisë dhe të moralit që i përkasin Islamit. Këto, shikuar nga sjelljet dhe studimet perëndimore, janë martesa plurale, mënyrat e shkurorëzimit, barazia sociale në bashkëshortësi dhe “ndjeshmëria”. Ai jo vetëm që hedh dritë mbi këto pyetje të vjetra, por edhe kërkon nga ne që të mendojmë përse ato vazhdimisht parashtrohen. Në një vend ai thotë: “Poligjinia në Islam është çështje, së cilës, siç duket, çdo vëzhgues i qaset sipas mendjes dhe moshës së vet”.