Autor: Abdi Baleta
Titulli: Kush fshihet pas trillimit “Komunizëm Islamik”
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 30
Botues: Dielli.net
Data: 2003
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Nga të gjitha trillimet që janë përhapur para pak muajsh në organin e Partisë Demokristiane, “Ora e Shqipërisë” për të bërë fushatë kundër nacionalizmit dhe myslimanizmit në Shqipëri më djallëzori është ai për “feudo-komunizmin shqiptar islamik.”
Mark Bregu më datën 6 prill 2001 ka renditur, pa marifet, një sërë të pavërtetash kundër Islamit e myslimanëve të Shqipërisë dhe mbi të gjitha ka lëshuar disa fallsifikime marroqe për përhapjen dhe përhapësit e komunizmit në Shqipëri për të argumentuar se Shqipëria komunizmin e llojit më të keq në botë e paska patur peshqesh nga myslimanizmi.