Autor: Dr. Abdullah et-Tajjar
Titulli: Kushtet e fesë në pak fjalë
Përktheu: Lulzim Susuri
Hefzi Kadriu
Recensent: Besmir Yvejsi
Formati: 5.5 x 7.8
Faqe: 296
Botues: Ministria për çështje Islame dhe vakëf e Arabisë Saudite
Viti: 2013
Vendi: Prishtinë
Shejhul Islam ibn Tejmijje rreth kësaj teme thotë:
“Feja e vërtetë është arritja e përkushtimit në adhurim ndaj Zotit me të gjitha format e saj. Përsosmëria e dashurisë ndaj Tij me të gjitha gradat e saj. Robi sa më shumë që e përsosë nënshtrimin (adhurimin) ndaj Zotit aq do t’i shtohet dashuria për Të e pastaj kjo sjellë edhe rezultatin e vet i cili është shtimi i dashurisë së Zotit për këtë rob të Tij… Çdo lloj dashurie e cila nuk bëhet për hir të Zotit është e dështuar, gjithashtu çdo vepër që nuk synohet përmes saj Fytyra e Tij ajo është e refuzuar”