Autor: Ahmed Kalaja
Titulli: Kthehu te Krijuesi
R. gjuhësor: Arjan Koçi
Formati: 3.9 x 5.1
Faqe: 56
Botues: Xhamia “Dine Hoxha”
Në mesin e shumë qytetërimeve që njohu njerëzimi, qytetërimi islam është ndër më të rëndësishmit për shumë arsye, po për më shumë për atë që i ofroi shoqërisë njerëzore, pasojat e së cilës -modernizimi, shkenca, zhvillimi- i mbeten gjithmonë borxhlinj. Islami është pishtar që ndriçon rrugën e vërtetë, pa eksese dhe gjithnjë i përmbajtur. Ai i kushton rëndësi të veçantë lirisë së individit dhe të drejtave njerëzore në shoqëri. Islami është inkurajues dhe nxitës për dituri, arsim dhe zhvillim, është tepër vigjilent dhe e ruan barazinë midis materies dhe qenies, duke mos i lejuar që të cenohen këto ekuilibra
në asnjë mënyrë.