Autor: Imam es-San’ani
Titulli: Pastrimi i Besimit
Përktheu: Agron Milazim Krasniqi
Recensent: Hadith Miftari
R. gjuhësor: Jeton Koçinaj
Formati: 5.5 x 8.3
Faqe: 128
Botues: Botues Privat
Ky është Pastrimi i besimit nga ndyrësitë e idhujtarisë dhe mohimit. M’u duk e obligueshme të shkruaj dhe të sqaroj, pasi që pashë dhe u binda se sot shumë njerëz i bëjnë shirk Allahut, në qytete, në fshatra e në të gjitha vendet, si: Jemen, Sham, Nexhd, Tuhameh dhe në të gjitha rajonet islame.
Ky lloj shirku është: besimi në varreza apo në ndonjë njeri të gjallë, që pretendon se ndonjëri prej tyre e di të fshehtën (gajbin), kurse në të vërtetë ai është vetëm një i prishur e mëkatar. I tilli nuk është i pranishëm nëpër xhamitë e muslimanëve, Allahut nuk i bën as ruku e as sexhde, nuk e njeh aspak Kuranin e as Sunetin, e as që do t’ia dijë për ringjalljen e për llogarinë.