Autor: Safijjur-Rrahman el-Mubarekfuri
Titulli: Nektari i vulosur i Xhennetit
Përktheu: Muhamed Dolaku
Recensent: Mustafë Havolli
R. gjuhësor: Arian Koçi
Formati: 5.8 x 8.3
Faqe: 607
Botues: Komiteti i bashkuar saudit
Viti: 2004
Vendi: Prishtinë
Kur Allahu i Lartmadhëruar e ka pajisur Pejgamberin me shef’at dhe i ka caktuar pozitë të veçantë ndër Pejgamberët, i ka porositur muslimanët që ta duan atë dhe i ka bërë të dashur pasuesit e tij. Ai ka thënë: “Thuaju (o Muhammed!): “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë mëkatet…” (Ali Imran, 31) Këto Fjalë të Allahut janë porosi për muslimanët që me tërë qenien e vet të përpiqen dhe ta duan Resulullahun. Arsyet për ta dashur vazhdimisht Resulullahun shtohen shumëfish nga dita në ditë, e ato gjenden në personalitetin, në karakterin dhe në veprën e tij.