Shkurorëzimi dhe ideti – Dr. Musli Vërbani

Autor:        Dr. Musli Vërbani
Titulli:        Shkurorëzimi dhe ideti
Seria:        Fikhu i statutit personal
Formati:     8.5 x 11
Faqe:         43
Botues:      Privat
Viti:           2005
Vendi:        Kaçanik

E drejta e shkurorëzimit ka ekzistuar që nga kohët e vjetra. Ku kjo drejta e shkurorëzimit më së shumti i takonte vetëm burrit. Në të drejtën e vjetër babilonase e drejta e shkurorëzimit i takonte vetëm burrit. Në të drejtën e vjetër egjiptiane, shkurorëzimi i takonte burrit. Mirëpo pas invazionit maqedonas në Egjipt, sistemi juridik iu afrua atij grek, andaj të drejtë shkurorëzimi iu dha edhe grave. Në të drejtën kineze, shkurorëzimi mund të bëhet vetëm me marrëveshje të dyanshme dhe me aprovimin e dy palëve. Burri mund ta shkurorëzojë gruan krye më vete në shtatë raste të caktuara. Në rastin e prostitucionit, shkurorëzimi është i domosdoshëm. Burri, bashkëshortja e të cilit e ka tradhtuar, gruan do ta shesë dhe paratë do t’i marrë vet.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakNata e dhëndërrisë – Dr. Musli Vërbani
Artikulli tjetërStatuti i familjes – Dr. Musli Vërbani